Dikur ishte nuse e asaj shtëpie, Egli e thyer nga humbja e ish-kunatit, do t’ua coptojë zemrën me fjalët që ia tha Gjestit sot

Sot skena artistike shqiptare është zhytur në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të vëllait të artistit të njohur Gjesti. I riu ka humbur jetën në mënyrë të papritur dhe tragjike pas një aksidenti, duke lënë pas dhimbje të thellë te familjarët dhe ata që e njohën.

Në këtë ditë të zezë për familjen Kelmendi, një reagim që ka prekur zemrat e shumë ndjekësve është ai i Egli Takos, ish-nuses së asaj familjeje. Megjithëse rrugët e saj me Gjestin janë ndarë prej kohësh, Egli ka treguar se në ditë zie, njerëzillëku mbizotëron mbi çdo ndarje.

Në një story në Instagram, ajo ka shpërndarë një fjongo zie dhe ka shkruar:

“Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta… Doja shumë të mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja… Më dhemb zemra…”

Ajo e përmbyll mesazhin me një ngushëllim të thellë për familjen:

“Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi! Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe!”

Ky reagim ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke marrë mijëra reagime nga ndjekësit që kanë vlerësuar këtë gjest të ndjeshëm e njerëzor. Edhe pse ajo nuk është më pjesë e kësaj familjeje, dhimbja nuk njeh ndarje, dhe fjalët e saj kanë prekur shumë zemra.