Diçka po ndodh në mes Yllit dhe Albes, gjesti i Yllit merr vëmendje nga të gjithë fansat

Modelja e njohur Alba Vukaj shtë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe ku shfaqet e kuruar deri në detaj, duke marrë vëmendjen e mijëra ndjekësve. Ajo që ra në sy ishte edhe zgjedhja e këngës së fundit të Ylli Limanit, shkruan “Kosovarja”.

Ky detaj nuk i shpëtoi vetë këngëtarit, i cili reagoi në mënyrë të menjëhershme duke komentuar në postimin e saj me fjalët “Ngat, ngat” – një citim nga teksti i këngës.

Komenti i Yllit shkaktoi menjëherë reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit, duke nxitur aludime dhe diskutime në rrjet.