Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu, ka reaguar me një postim prekës në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të Agim Jonuz, analist dhe publicist i njohur nga Shkupi.
Në një fotografi bardh e zi të ndarë në “Instagram Story”, Tuna ka shkruar fjalë të ndjera për të ndjerin:“Heaven just got a real one. Rest easy, big man”.
Postimi i saj është pritur me shumë emocione nga ndjekësit, të cilët kanë dërguar mesazhe ngushëllimi për familjen dhe të afërmit e Jonuzit.
Agim Jonuz ishte një ndër figurat më të njohura të publicistikës dhe analizës në Maqedoninë e Veriut, i njohur për opinionet e tij të drejtpërdrejta dhe kontributin e vazhdueshëm në mediat shqiptare të vendit.
Lajmi për vdekjen e tij ka prekur shumë figura publike, përfshirë edhe këngëtaren Tuna, e cila e ka cilësuar atë si “një njeri të vërtetë dhe të madh”.
Ngushëllime familjes Jonuz dhe të gjithë miqve të tij.



