Dashuria e motrës për vëllanë – ja si e thirri Remzie Osmani Nexhatin në mes të dasmës

Këngëtarja e njohur Remzie Osmani, e cila prej vitesh është pjesë e pandashme e muzikës popullore, shpeshherë ndan skenën me vëllain e saj, këngëtarin Nexhat Osmani.

Përveç lidhjes së fortë si motër e vëlla, të dy i bashkon edhe dashuria për muzikën dhe profesioni i përbashkët. Dyshja janë kthyer në një emër të njohur për atmosferën që sjellin në çdo festë, shkruan “Kosovarja”.

Së fundmi, Remzia ka publikuar një moment të veçantë nga një dasmë, ku shihet Nexhati duke kënduar.

Bashkangjitur videos, ajo ka shkruar me emocion “O bilbil, të ka motra!”, duke i dhënë edhe njëherë vlerësim dhe dashuri publike vëllait të saj.