Dalin pamjet e dhimbshme të gruas së Enver Petrovcit në varrimin e tij, nuk po e mbanin dot këmbët

Në varrezat e qytetit të Prishtinës, iu dha lamtumira e fundit ikonës së filmit Enver Petrovcit.

Ceremonia mortore për Petrovcin, u mbajt në prani të familjarëve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve.

Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar vdiq dje në moshën 71 vjeçare, njofton Klankosova.tv.

Ai kishte një karrierë të pasur në skenë, film dhe regji, si dhe pedagog i shumë brezave të rinj aktorësh.