Dafina Zeqiri e paska vjehrren të re e si zonjë; ajo thot që është krenare me të, sa nuse e mirë po tregohet

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka shprehur krenarinë e saj të madhe për familjen, duke ndarë në Instagram momente nga ceremonia ku vjehrri i saj, Prof. Dr. Rexhep Gjergji, u nderua me një çmim të rëndësishëm.

Megjithatë, ajo ka theksuar veçanërisht figurën e vjehrrës së saj gjatë ceremonisë.

Në një nga fotot e postuara, është vjehra e Dafinës teksa mban në duar çmimin, dhe Dafina ka shkruar me plot emocion:

“Kjo është vjehrra ime”!

Kjo foto tregon se Dafina është thellësisht krenare për vjehrrën e saj që ka përfaqësuar bashkëshortin (Prof. Dr. Rexhep Gjergji) në ceremoninë e ndarjes së çmimit.

Nderimi i madh i është bërë vjehrrit të këngëtares nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (KMS), që i dha atij çmimin “Medalja e Karrierës në Matematikë” për kontributin e tij jetësor në këtë fushë.

Edhe këtu, Dafina tregoi emocion dhe humor:

“Urime po ashtu, i shkon vjehrrit ma ‘cool’ në qytet!”

Përveç krenarisë për arritjet akademike të familjes, Dafina ka ndarë edhe një shaka të ëmbël me djalin e saj, Daskanin.

Ajo ka postuar një foto të vogëlushit dhe ka shkruar: “Për mjekësi e matematikë të kryer e ka Daskani”, duke aluduar se djali i saj ka trashëguar zgjuarsinë e familjes së Kreshnikut.

Këto postime dëshmuan edhe një herë dashurinë dhe respektin e Dafina Zeqirit për familjen e saj, duke vënë në pah figurat akademike të vjehrrit dhe vjehrrës së saj. /Prive