Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është bërë nënë për herë të parë. Artistja shumë e dashur për publikun ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm, rreth orës 13:00 të ditës së sotme.
Lajmin e bukur e kanë konfirmuar burime pranë këngëtares, duke bërë të ditur se Dafina dhe djali ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo është shprehur e lumtur dhe thellësisht e emocionuar për këtë moment të veçantë në jetën e saj, duke e përshkruar ardhjen në jetë të fëmijës si bekimin më të madh që ka përjetuar ndonjëherë.
Ky është një kapitull i ri në jetën e këngëtares, e cila prej vitesh është një ndër figurat më të suksesshme dhe më të dashura në industrinë muzikore shqiptare. Fansat e saj kanë nisur tashmë të dërgojnë urime dhe mesazhe dashurie në rrjetet sociale, duke ndarë gëzimin me të.
Dafina dhe bashkëshorti i saj, Krenshniku, kanë vendosur ta quajnë vogëlushin e tyre Daskan Gjergji, një emër i veçantë që tashmë ka ngjallur interes dhe emocione në rrjetet sociale. “Welcome Daskan Gjergji 💙” – ka qenë mesazhi i bukur që çifti ka ndarë me ndjekësit dhe të afërmit, duke shprehur gëzimin e madh për këtë bekim të ri në jetën e tyre.



