Dafina jep lajmin e madh, djali i saj i paska dy emra, emri i dytë qenka më i ëmbël sesa ai që keni dëgjuar

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri po e shijon për herë të parë epitetin nënë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshniku, janë bërë prindër të një djali të cilin e kanë quajtur Daskan, shkruan “Kosovarja”.

Së fundmi, Dafina ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto prekëse, ku shihet duke mbajtur të birin në krahë.

Në mbishkrimin e fotos ajo ka theksuar “Gjithçka për mua”, duke shprehur dashurinë e pakushtë për vogëlushin e saj.