Çka fshihet pas mungesës së Sara Gjordenit ? Ajo tregon arsyen e “zhdukjes” së saj

Sara Gjordeni, ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve me një sesion pyetjesh në Instagram, pas një periudhe mungese që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Sara, e cila njihet për aktivitetin dhe komunikimin e vazhdueshëm me ndjekesit e saj, ka javë që ka qëndruar më e heshtur në rrjete sociale, gjë që ka bërë ndjekësit të hamendesojne pse Sara është tërhequr këto kohë nga rrjete socale.

Në mesin e pyetjeve që mori, shumë prej tyre i kërkonin sqarim për mungesën e fundit.

Njëri prej ndjekësve i shkroi: “Po na mungon prezenca jote”, ndërsa Sara iu përgjigj kështu:

“Mesazhi më i shpeshtë ishte ky sot. Ju premtoj edhe pak… Kam kaq shumë gjëra të bukura për t’ju treguar! Do e kuptoni pse jam larguar.”

Në një tjetër pyetje, dikush i shkroi: “Çka ka ndodhë me ty kohëve të fundit? Po vërehet mungesa jote.”

Sara reagoi duke qetësuar fansat me fjalët:

“Ndjekësit e vjetër e dinë që është veçse kohë karikimi.”

Këto përgjigje kanë ngjallur kureshtje në rrjet, duke bërë që ndjekësit të hamëndesojnë se çfarë do të sjellë Sara këtë herë.