Banorët e Big Brother VIP Kosova, kanë shijuar një super festë, që u zhvillua në dhomën e gjumit – “Pizhama Party”.
Por, përpos festës, ata u bashkuan për t’iu përgjigjur kërkesës së “Vëllait të Madh” – ky i fundit, ka kërkuar që secili prej tyre të tregojë një të vërtetë, dhe një të pavërtetë – derisa të tjerët duhet t’ia qëllonin, se cila prej tyre ishte realiteti, e cila gënjeshtra.
“Banorë, festa sonte është krejtësisht e veçantë dhe ajo është plotësisht e veçantë, ajo do të zhvillohet në dhomën e gjumit ku ju pret ‘Pizhama Party’. Secili prej jush, njëri pas tjetrit, duhet të tregoni një të vërtetë dhe një të pavërtetë dhe të tregoni se cili version është i saktë”, u tha në njoftimin nga “Vëllai i Madh”.