Çikat e Shyhretit e nusja qenkan mbledhur në një mbrëmje, Mërgimi shihet ‘bisht’ afër Engjit, ai nuk po e lëshon këmbësh gruan e vet

Pas dasmës së shumëpërfolur që mori vëmendjen e mediave dhe fansave, këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu duket se po i shijon në maksimum ditët e para të martesës. Në një postim të fundit në Instagram, Engji është shfaqur tejet e buzëqeshur dhe e veshur me shumë stil, teksa darkon në një ambient të ngrohtë familjar.

Këngëtarja ka kaluar një mbrëmje të këndshme me motrat dhe kunatën, duke reflektuar harmoni, dashuri dhe energji pozitive. Fotot e publikuara dëshmojnë për atmosferën e ngrohtë që mbretëron në rrethin e saj familjar, ndërkohë që fansat nuk kanë kursyer komplimentet dhe urimet në rrjetet sociale.

Me këtë paraqitje të parë pas dasmës, Engji dëshmon edhe një herë se di ta ruajë stilin dhe elegancën në çdo moment të jetës së saj personale dhe publike.