Brikena qenka nusja e ëndrrave, thotë që ka qejf me jetu me vjehrri

Gjatë një bisede të thellë me disa nga banorët e Big Brother VIP Albania, Brikena ndau mendimet e saj për jetën në çift dhe rëndësinë e lidhjeve familjare.

Ajo theksoi se për të, jetesa me vjehrrën është një përvojë e çmuar dhe e veçantë.

Brikena shprehu se një nga cilësitë më të rëndësishme që ajo vlerëson te një mashkull është gatishmëria për të jetuar me familjen.

“Një gjë që më pëlqen te një mashkull është të jetojë me familje. Unë kam qejf të jetoj me nënën dhe babain e tij”, tha ajo me pasion.