Bardhi surprizon Sarën në një mënyrë shumë romantike, secila femër do ta donte një burrë të tillë

Këngëtari Bardhi ka befasuar partneren e tij, Sara Gjordeni, me një buqetë trendafilash të bardhë, mbi të cilët ishte shkruar fjala “Queen”.

Sara ka ndarë në Instastory pamjet e dhuratës romantike, duke shprehur emocionet përmes një dedikimi të shkurtër ku i ka thënë Bardhit “Të dua”.

Çifti, i cili prej kohësh është një ndër më të përfolurit në showbiz, shpesh ndan momente të tilla të afërsisë dhe duket se marrëdhënia e tyre po shkon drejt stabilitetit.