Babai i Naim Murselit do të dëshmojë për vrasjen e rejës së tij, ai tha se “dua djali im ta marrë denimin e merituar”

Seanca e radhës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt do të mbahet më 6 tetor, ku pritet të dëshmojë eksperti Naim Uka, i cili ka kryer autopsinë e viktimës.

Një tjetër seancë është parashikuar për më 10 tetor, në të cilën do të dëshmojë Shaban Murseli, babai i të akuzuarit Naim Murseli, i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, gjatë seancës së sotme ka dëshmuar Shpend Haxhibeqiri, ish-drejtor i Institutit të Forenzikës Psikiatrike. Ai deklaroi se i akuzuari Naim Murseli nuk vuan nga çrregullime mendore.