Këngëtarja e njohur dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes, Ana Kabashi, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj të fundit në Instagram.
Në një atmosferë mbrëmjeje, teksa është ulur në sediljen e pasme të një veture luksoze, Ana shfaqet më elegante se kurrë më parë.
E veshur me një top ngjyrë nude dhe pantallona xhins me prerje të veçantë, artistja është një kombinim perfekt i thjeshtësisë dhe sensualitetit.
Me një look të kuruar deri në detaj – flokë të shkurtër me balluke që i japin një pamje klasike dhe moderne njëkohësisht – Ana vërteton edhe një herë se ka stil dhe klas të padiskutueshme.
Make-up-i i butë por i theksuar dhe aksesorët e zgjedhur me kujdes, përfshirë edhe orën luksoze dhe çantën e kuqe që bie në sy, kompletojnë pamjen e saj “high class”, që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Në vetëm 44 minuta nga publikimi i fotos, komentet dhe pëlqimet kanë shpërthyer në Instagram.
Fansat e kanë përgëzuar për bukurinë natyrale dhe stilin e rafinuar, ndërsa media rozë s’kanë munguar ta vënë në qendër të vëmendjes.
Duket qartë që Ana Kabashi jo vetëm që është në formën më të mirë të saj artistike, por edhe stilistike.
Përveç zërit të saj potent që ka pushtuar skenën shqiptare, ajo po konfirmon përditë e më shumë se është edhe një ikonë mode dhe elegance.
Për momentin, nuk dihet nëse kjo paraqitje është pjesë e ndonjë projekti të ri muzikor apo thjesht një dalje personale, por një gjë është e sigurt – Ana di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes!



