Albina Kelmendit i vdes vjehrri, shkruan me dhimbje të madhe për të, e paska dashur si ta kishte babë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të dhimbshëm — ndarjen nga jeta të vjehrrit të saj, Milazim Vataj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Albina ka shprehur pikëllimin e saj të thellë, duke ndarë edhe një fotografi me të ndjerin.

Në mesazhin e publikuar, artistja e përshkroi vjehrrin si një njeri të jashtëzakonshëm, që la pas një trashëgimi të çmuar për familjen dhe vendin e tij:

“Sot u nda nga jeta vjehrri im, Milazim Vataj, një njeri i rrallë që i dha shumë vendit dhe familjes së tij. Ushtar i përkushtuar që jetoi me nder, me zemër të madhe dhe me shpirt sakrifice”.

“Do të kujtojmë gjithmonë buzëqeshjen e tij, fjalët e urta dhe krenarinë me të cilën përballonte çdo sfidë”, ka shkruar Albina në postimin e saj.

Ngushëllime familjes Kelmendi dhe Vataj për këtë humbje të madhe.

Screenshot