Alba e bën Benitën të qaj me dënesë, ia përmend vazhdimisht mamin

Gjatë ditës së sotme ka eskaluar situata në shtëpinë më të madhe në vend, duke sjellë tensione të forta mes banorëve.

Teksa Alba ia përmendte Benitës vizitën e nënës së saj, kjo e fundit nuk arriti t’i përmbajë emocionet dhe shpërtheu në vaj e në britma.

“Mos për mamin tem”, dëgjohej të bërtiste Benita, ndërkohë që banorët e tjerë iu afruan për ta qetësuar dhe për t’i qëndruar pranë në ato momente të vështira.