Këngëtarja legjendare e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka mahnitur ndjekësit me një fotografi plot dashuri pranë bashkëshortit të saj.
Çifti i njohur u shfaq i buzëqeshur e i lumtur, duke dëshmuar se dashuria e vërtetë nuk zbehet kurrë me kalimin e viteve.
Me stil sportiv dhe shumë pozitivitet, Shyhretja dhe bashkëshorti i saj kanë marrë zemrat e fansave që nuk ndalen së komentuar për harmoninë që i bashkon.
“Dashuri e përjetshme”, “Çift i mrekullueshëm”, janë vetëm disa nga komentet që kanë vërshuar nën postimin e saj.