Tre të rinj kosovarë kanë vdekur në një aksident në Luksemburg, dy prej të cilëve janë vëllezër nga Isniqi, Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj, si dhe i riu Edonik Kastrati nga Peja.
Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda ka intervistuar një familjar të Edonikut, i cili tregoi se si e kanë marrë lajmin e rëndë.
Familjari gjithashtu u shpreh se ende nuk dinë se kur do të bëhet varrimi, derisa theksoi se dhimbja e tyre është e madhe.
“Vëllai i babait të viktimës, më ka thirrur në telefon dhe më ka informuar për rastin. Fillimisht e kam pyetur a janë gjallë, më ka thënë jo, ka vdekur” .
“Trupat e pajetë janë dërguar për autopsi dhe derisa Mjekësia Ligjore nuk e thotë fjalën e fundit, nuk dimë asgjë për varrimin, kohën. Dhimbja është shumë e madhe”, është shprehur ai./Klankosova.tv


