Zejni i vogël ishte rënë në lumë e po mundohej të shpëtonte, e gjeti një qytetar ashkali – e nxori gjallë nga uji

Sipas dëshmitarëve, i mituri Zejn Zejnullahu është gjetur nga një qytetar i komunitetit ashkali, i cili kishte hyrë në lumë dhe po lëvizte përgjatë shtratit të tij nga Gadimja e Ulët drejt Gadimes së Epërme.

Pas rreth 30 metrash, ai ka vërejtur të miturin, e ka nxjerrë nga uji i gjallë dhe me puls, ndërsa më pas është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në QKUK.