Zbulohet gjithҫka, ky është burri që e privoi nga jeta punëtorën e tij, në rininë e saj

Vrasja e dyfishtë në Stanoc të Vushtrrisë tronditi vendin dhe opinionin publik.

Sipas policisë, dorasi është Arsim Morina, 58-vjeçar, i cili dyshohet se fillimisht vrau viktimën, N.H., 42-vjeçare, e më pas edhe vetën.

“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc  të Vushtrrisë.  Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes  dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H.,  e më pas  i dyshuari ka qëlluar edhe veten”.

“Në cilësi të provave  materiale  në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë . Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e  pajetë dërgohen  në  Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion”, tha Zahiti.