Vrasjet e fundit tronditën Kosovën, por ka diҫka që duhet ta dini patjetër

Ngjarja tragjike në Vushtrri, ku një 19-vjeçar u vra nga bashkëmoshatari i tij, ka ngritur shqetësime mbi dhunën mes të rinjve dhe ndikimin e rrjeteve sociale në sjelljen e tyre.

Kriminologia Dita Çapraz thotë se ky rast mund të shihet si pjesë e një fenomeni më të gjerë të njohur si krimi i rinisë.

“Ndikimi i grupeve në rrjetet sociale është një temë e studiuar në kriminologji. Këto grupacione formojnë dinamikat e sjelljes së adoleshentëve dhe ndikojnë në ndërveprimet mes tyre, kjo quhet edhe pak a shumë si “Fenomen i krimit të rinisë”, tha Çapraz.

https://www.youtube.com/watch?v=Y_-9rsQVuHo