Vrasja e Nexhmijes nga ish-shefi në Vushtrri, është një person që pa krejt çka ndodhi, ja çka tha

UËshtë një person që mund të ndihmojë në sqarimin e rrethanave të vrasjes së Nexhmije Haradinit.

Kur asaj iu pre rruga nga ish-punëdhënësi Arsim Morina, që më pas kreu vetëvrasje, viktima ishte e shoqëruar nga një mike me vajzën e saj.

Këto të dyja morën trajtim mjekësor në spitalin e Vushtrrisë.

Për familjarët e 42 vjeçares, motivet e këtij akti mbeten të panjohura. Në ditën kur ajo u vra, mediat raportuan se për shkaqe xhelozie ka ndodhur rasti pasi që e ndjera kishte lënë vendin e punës.