Shokuese, mësohet arsyeja pse burri nga Drenasi ia vrau dy vëllezërit  përnjëherë gruas së tij

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre.

Lajmin e konfirmoi Lumni Graishta nga Policia në Gjakovë.

 

“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat janë dy vëllezër, ndërsa i dyshuari dyshohet se është dhëndër i tyre, për momentin është në arrati. Policia është në kërkim të tyre”, tha ai.

Graishta shtoi se motivi dyshohet të ketë qenë një fjalosje