Shkurta në gjendje të rëndë pasi ia shkeli vetura burrin, dalin pamjet ku ajo qan në zë (PAMJE)

Një person është goditur sot nga vetura në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

Bëhet fjalë për bashkëshortin e Shkurte Fejzës. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënës i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Ai ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda por është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari. Deri te aksidenti ka ardhur kur kembësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet”.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, tha Gashi.

E në pamjet e Indeksonline, Shkurta shihet e tmerruar dhe duke qarë.