Dy persona dyshohet se janë privuar nga jeta pas disa të shtënave sot në Vushtrri, sipas raportimeve të disa mediave.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni tha se “prokurori po del në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë”, pa konfirmuar nëse bëhet fjalë për privime nga jeta.
“Nuk e kemi të konfirmuar”, tha ai.
Zyrtarë të policisë rajonale nuk kanë qenë e qasshme për të folur për këtë.
Mbrëmë në Vushtrri u privua nga jeta një 19-vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij.