Pasi u mashtrua, Albin Kurti bën edhe një lëshim të rëndë, e pranon publikisht dhe kërkon falje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar publikisht një lëshim në një postim të mëhershëm lidhur me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Kurti ka sqaruar se harta e publikuar nuk përfshinte votat e mërgatës, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Ai ka theksuar se pas përfshirjes së këtyre votave, Vetëvendosje ka dalë e para edhe në komunën e Klinës, duke ndryshuar kështu hartën zgjedhore.

“Ju kërkoj falje për këtë lëshim. Ju faleminderit për përkrahjen,” ka shkruar Kurti në postimin e tij.