Pas vrasjes së një polici dhe dy të plagosurve në veri të vendit, tani ka ndodhur një tjetër gjë e papritur.
Pika kufitare në Bërnjak është mbyllur për hyrje nga Serbia.
Mbyllja e kësaj pike vjen pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, ku në orët e mëngjesit u vra një polic i Kosovës dhe u plagos një tjetër nga grupe kriminale.
Në lidhje me këtë, kanë reaguar të gjithë liderët e shtetit, ku e kanë dënuar si akt dhe kanë bërë thirrje që kryesit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë.