Pas mashtrimit, Kurti në gjendje të rëndë emocionale, flet i shqetësuar neuropsikiatri

Neuropsikiatri Sami Rexhepi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me bisedën e Albin Kurtit, i cili ka rënë pre e mashtrimit të komedianët rusë.

Rexhepi tha se është një mllef, pasi nuk ka arritur t’i marrë 500k zemra dhe u shpreh se kjo është një krizë emocionale.

“Është një mllef, i cili nuk ka arritur t’i përmbush 500k zemra, shihet se është në rënie dhe është shumë normal ky reagim i mllefosur. Nuk ka aspak kujdes në mënyren se si shprehet dhe kujt si i drejtohet, nuk ka aspak gjuhë diplomatike. Për momentin, zëri i arsyes në Kosovë është tejet i heshtur dhe duhet në këtë drejtim diçka me marrë”.

“Është krizë emocionale e cila thjeshtë ka filluar ta bëjë jofunksional individin. Ajo është një krizë, kur neve një mllef na bën jofunksional, është plotësisht e njerëzishme. Në këtë rast më tepër shpreh mllef, se një bashkëbisedim me një burrështetas tjetër”, u shpreh tutje ai.