Pamje nga vendi ku dje u vra gruaja nga burri në Pejë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qendër të Pejës, ku një grua u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.

Ky krim që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit.

Burri që dyshohet se vrau gruan e tij është Edmond Lajqi, i cili tashmë është arrestuar.

Gjithashtu, çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje që janë raportuar te organet e rendit.

Theksojmë se ditë më parë edhe një grua mbeti e vrarë nga ish- bashkëshorti i saj, në objektin e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.