Nuk u kthye në shtëpi, detaje nga rasti tragjik ku humbi jetën në lule të rinisë Vleron Ninaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një i mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë, raporton Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën Landovicë–Gjonaj, ku disa qytetarë që po punonin në ara kanë vërejtur një person të shtrirë nën rrugë, rreth 7–8 metra larg saj, pranë një muri ku po ndërtohej një shtëpi. Sipas raportimeve fillestare, personi nuk shfaqte shenja jete, pra bëhet fjalë për Vleron Ninaj.

Siç njoftoi Policia, nga veprimet hetimore është konstatuar se viktima është i mituri, nga lagjja Arbane e Prizrenit, kishtedalë që nga mbrëmë dhe nuk ishte kthyer në shtëpi e as nuk ishte lajmëruar në telefon, ndërsa sot ishte raportuar si i zhdukur.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se viktima, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë, nuk i është përshtatur kushteve dhe rrethanave të rrugës, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në murin mbrojtës të një shtëpie në ndërtim, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore që kanë rezultuar me vdekje në vendin e ngjarjes.”, ka deklaruar Policia.