Një 19 vjeçar u privua nga jeta mbrëmjen e së dielës në Vushtrri.
Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Është arrestuar i dyshuari, është konfiskuar pistoleta me të cilën dyshohet se ka kryer veprën. Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me pesë fishekë”, deklaroi Zahiti.