Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Istogun, ku një grua e re ka humbur jetën pasi u plagos me armë zjarri.
Viktima është Leonora Maxharraj Shoshi, 25 vjeçe, bashkëshortja e një zyrtari policor që shërben në Njësinë Speciale Operative (NJSO) në Mitrovicë. Sipas informacioneve paraprake, ajo dyshohet se është plagosur në pjesën e barkut me armë zyrtare.
E reja është dërguar me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë rreth orës 19:00.
Rasti po hetohet nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Pejë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
🕊️ Ngushëllime familjes.


