Nexhmijen e vrau ish-shefi se e la punën, shokuese kur ta kuptoni pse e la zonja atë vend

Të hënën në Stanoc të Vushtrrisë ndodhi një vrasje e dyfishtë, ku një person, pronar i një furre të bukës, dyshohet ta ketë privuar nga jeta një grua (ish-punëtore e furrës) dhe pastaj veten.

Familjarët e viktimës për Klan Kosovën kanë thënë se viktima aktualisht nuk ka qenë në marrëdhënie pune veç në të kaluarën.

Ndërkaq për Klankosova.tv, zëdhënësi i Prokurorisë së Mitrovicës, Valon Preteni tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, derisa pritet intervistimi i dëshmitarëve.

“Dyshohet se fillimisht burri e ka vrarë gruan pastaj vetën me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, tash pritet intervistimi i dëshmitarëve”, tha Preteni për Klankosova.tv