Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësorë, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti