“Nana jem…”, djali i vogël i gruas që u vra në Vushtrri ua këput shpirtin të gjithëve me fjalët për nënën

Alaudin Haradini, djali i gruas që mbeti e vrarë në Stanoc të Vushtrrisë, ka reaguar për vdekjen e së ëmës.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Haradini publikoi një fotografi me nënën.

“Inshallah në xhehnet, nana jem”, shkroi ai.

Një 42 vjeçare mbeti e vrarë sot në Stanoc të Vushtrrisë nga një 58 vjeçar që pastaj është vetëvrarë.

Ndërkaq, nga vendi i ngjarjes familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, dha detaje mbi rastin.

Sipas tij, vrasja ka ndodhur për shkak se viktima dhe burri i saj kishin ndërruar vendin e punës dhe nuk punonin më tek dorasi.

Gruaja që u vra, Nexhmije Haradini me bashkëshortin e saj

Ndryshe, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë të ditur se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë po hetohen të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.