Nën masa të rrepta sigurie, para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka dalë Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj më 29 nëntor 2023.
Gjyqtarja fillimisht ka pyetur për të dhënat personale, Naim Murselin.
Gjyqtarja, Fatmire Dërmaku: Ku banoni?
Naim Murseli: Suedi, dhe Chelsey Point.
Gjykatësja: A keni numër të shtëpisë (në Prishtinë)?
Naim Murseli: Nuk më kujtohet…
Gjykatësja: Çka keni të kryer nga shkolla?
Naim Murseli: Kam të kryer shkollën e mesme.
Gjykatësja: Gjendja ekonomike: E dobët e mesme e mirë.
Naim Muresli: E mesme …