Mes mërzisë e lotëve, i jepet lamtumira e fundit mërgimtares 20-vjeçare që humbi jetën në Gjermani

Pas një aksidenti trafiku në Gjermani, ka ndërruar jetë mërgimtarja Jeta Kozmaqi, 20 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur xhaxhai, Ajdin Kozmaqi.

Familjarët njoftuan se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:30.

“Të nderuar familjarë, ju njoftojmë se varrimi i mbesës tonë, Jeta (Naim) Kozmaqi, e cila ndërroi jetë në Gjermani, bëhet të shtunën (25.10.2025) me namazin e Ikindisë (15:30) në varrezat e fshatit Mazgit (afër Tyrbes). E pamja (e dielë, e hënë, e martë) mbahet në Hotel Star Hill në Prishtinë (te Rrethi i Madh), afër Banesave të Arabëve, prej orës 09:00-17:00”, bëhet e ditur në njoftim.