Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit burg këngëtarin Luiz Ejlli, për falsifikim dokumentesh.
Ejlli ka qenë dhe fitues i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania.
Sipas njoftimit të Gjykatës, këngëtari gjatë kohës që ishte noter ka falsifikuar dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal.
Bashkë me artistin është dënuar me 18 vite burg edhe shtetasi Fatmir Avdurrahmani. Të dy akuzohen për kryerjen e veprës penale “Falsfikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkaq, Kiara sonte e ka shpërndarë këngën “Lamtumirë” të Luizin, përcjell Telalli.info.
Duket sikur përmes titullit të kësaj kënge, Kiara po e përshëndet bashkëshortin e saj, i cili sot u dënua me burgim.