Sipas të dhënave preliminare, Lëvizja Vetëvendosje po udhëheq në Suharekë me 33.06 për qind apo 8 mijë e 889 vota.
E dyta në këtë qytet është Lidhja Demokratike e Kosovës me 26.39 për qind apo 7 mijë e 95 vota, njofton Klankosova.tv.
Kurse, vendin e tretë sipas rezultateve preliminare e ka AAK-ja me 18.06% apo 4 mijë e 857 të votave, ndërsa në vendin e katërt është PDK-ja me 17.35 për qind apo 4 mijë e 665 vota.
Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, Lëvizja Vetëvendosje ka rënie të votave në këtë komunë, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës ka rritje.