Ky është urimi i kryeministrit Kurti për Fitër Bajram

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka uruar festën e Fitër Bajramit.

Ai ka uruar për të gjithë shëndet, mirësi dhe begati.

Postimi i plotë:

Gëzuar Fitër Bajrami për juve edhe familjet tuaja! Ju përcjellshin gjithmonë shëndeti, mirësia dhe begatia.

Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti.

Uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit.