Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh afër Vushtrrisë, ku pronari i furrës së bukës “Diellza” dyshohet se ka privuar nga jeta punëtoren e tij dhe më pas edhe veten.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet. Lidhur me rastin, IndeksOnline ka kontaktuar zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili ka konfirmuar se prokurori kujdestar është nisur drejt vendit të ngjarjes.