APEL PREKËS PËR NDIHMË: Foshnja nga Vlashnja ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit
Një vajzë e vogël nga fshati Vlashnje i Prizrenit, e lindur më 30 maj 2023, është diagnostikuar me një tumor në veshkë (Nephroblastoma). Pas trajtimeve fillestare mjekësore, mjekët kanë rekomanduar që ajo të dërgohet urgjentisht jashtë vendit për trajtim të specializuar.
Kostoja e trajtimit tejkalon 100 mijë euro, shumë e pamundur për t’u përballuar nga familja. Për këtë arsye, gjyshi i saj ka bërë një apel publik për ndihmë, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve dhe të komunitetit të diasporës.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, është hapur një llogari bankare në Banka TEB, në emër të përfituesit Agron Arifaj, me numrin e xhirollogarisë:
2012000149494644
Gjithashtu janë publikuar të dhënat e plota për transferte nga jashtë vendit, në mënyrë që bashkatdhetarët në diasporë të kenë mundësi të ndihmojnë më lehtë.
Familja shpreh mirënjohje për çdo ndihmë, sado e vogël, duke theksuar se çdo kontribut i afron një hap më pranë shërimit të vajzës së vogël.


