Bedri Hamza, kandidati për kryeminisër i PDK-së, ka thënë se janë duke biseduar me partitë politike të opozitës për të formuar Qeverinë e re të vendit nëse, partia e parë nuk arrin ta bëjë këtë, pra Lëvizja Vetëvendosje.
Në një konferencë për media, ai ka theksuar se bisedimet ende nuk kanë arritur në fazën e ndarjes së posteve në Qeveri.
“Unë gjatë fushatës zgjedhore kam qenë kundër vijave të kuqe, këto vijat e kuqe nuk është se i preferoj. Sa i përket bisedave, po jemi në biseda. Fatbardhësisht me asnjë parti politike dhe me asnjë politikanë në Kosovë asnjë barrierë tek ana ime nuk ekziston, jam i gatshëm me të gjithë që të bisedojë”.
“Jemi në bisedime edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, edhe me Nismën Socialdemokrate edhe me subjektet e tjera. Nuk kemi mbërri deri në atë fazën se si duhet të duket formula e Qeverisë, jemi duke biseduar, prandaj nëse vjen radha,sigurisht unë jam shumë i përgjegjshëm dhe shumë i përkushtuar që vendit t’i japim institucione”.
“Nuk kemi mbërritur në atë fazën në ndarjen e posteve në Qeveri”, ka thënë Hamza.