“Gjysma e shehrit di me të imitu”, Milaim Zeka imitohet nga aktori Daka
Reality shoë më i suksesshëm, Big Brother Kosova është rikthyer këtë sezon televiziv në ekranin e Klan Kosovës.
Në karrigen e opinionistit është ulur, analisti Milaim Zeka, i cili pati një kërkesë për banorin e katërt, aktorin e njohur Besfort Daka.
Kërkesa e Zekës ishte që Daka ta emitonte atë, dhe ky aktori e bëri për mrekulli, shkruan Klankosova.tv
“Nuk kam çka me të imitu, se me këqyre gjysma e shehrit di me të imitu”, tha ai, duke imituar Zekën.
Para se të futej në shtëpi Daka bëri edhe disa imitime të tjera që mund t’i ndiqni në videon më poshtë.
Besfort Daka, banori i katërt në BBVK 3 – tha se mori leje nga gruaja
Banori i katërt i Big Brother VIP Kosova 3 është aktori Besfort Daka.
Besforti tha se edhe BBVK 3 është pjesë e artit dhe do që ta provojë këtë sfidë.
Ai tha se nga do të japë shumë në këtë edicion pasi me sarkazëm tha se “nuk ka pasur mundësi të shprehej”.
Për të hyrë në BBVK 3, Besforti tha se mori leje edhe nga gruaja e tij.
“Ke ngatërru lulet Milo, vëri syzet”, Rovena e nis “luftën” edhe me opinionistin
Ndonëse Milaimi njihet për batutat e tij, Rovena siç duket po i merr ato si sulme ndaj saj.
Gjithçka nisi kur Zeka “ngatërroi” me qëllim emrin e lules, që ishte trëndafil, e ai i tha karajfil.
“Ke ngatërru lulet Milo, vëri syzet” ishte komenti pikant i Rovenë karshi opionistit, pa e kuptuar humorin e tij.
Siç duket, Rovena që në fillim po tregon se është e gatshme të “luftojë” më këdo në Big Brother VIP.
Çka tha Milaim Zeka për banorën e re nga Drenica që u fut brenda BBVK3
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, e ka komentuar hyrjen e banorës së tretë, Dianës.
Ai e ftoi Dianën dhe banorin e dytë, Kevinin, që të kenë kujdes çka flasin, pasi ai di edhe suedish.
“Kevin dhe Diana kujdes cka flisni sepse unë flas edhe suedisht”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
Diana dhe Kevini jetojnë në Suedi, teksa banorja e tretë ka prejardhje nga Drenica.
Magjinë e shtëpisë e tregon Rovena, që në hyrje ‘ngritë shpatat’ kundrejt Kevinit
Banorja e parë zyrtare, Rovena Stefa futet brenda shtëpisë më të famshme në trojet shqiptare, ku na prezanton edhe pamjet mahnitëse të shtëpisë, njofton Klankosova.tv
Stefa tregon ndjesitë e para që mori sapo u fut në shtëpi.
“Po ndjej akoma aromën e bojës në muret e reja të shtëpisë”, tha Rovena.
“Më pëlqejnë shumë ngjyrat, jam munduar edhe unë të vishem me ngjyrën e vjeshtës, po ndihem shumë mirë”, shprehet ajo.
E pyetur nga Jonida se pse nuk u fut bashkë me Kevinin në shtëpi, Rovena tregon arsyet e saj.
“Në fakt unë kam lindur vetëm, jam vetëm, dhe fakti që ai djaloshi simpatik më më dhuroi një trëndafil, nuk do të thotë që e mora për dore dhe hyra në shtëpi, duhet më shumë punë” u shpreh Rovi.
Zbulohet banorja e tretë e Big Brother VIP Kosova
Tashmë ka nisur edhe zyrtarisht aventura e edicionit të tretë të Big Brother Vip Kosova.
Pas dy banorëve të parë, Rovena Stefës dhe këngëtarit Kevin Edmond, i cili ka prejardhje latine, është bërë i ditur edhe emri i banorit të tretë.
Modelja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Norvegji, Diana, është banorja e tretë që hyn në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Cilat ishin komentet e Gixharit për Rovenen dhe KEvinin?
Aktorja shqiptare, Olta Gixhari ka dhënë komentet e para si opinioniste e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.
Për këngëtaren Rovena Stefa, Gixhari tha se shpreson që ta sjell atmosferën e tupanave në shtëpi.
“Ajo ka shkruar historinë në aspektin e muzikës, e shoh si një njëri energjik, shpresoj ta sjellë atmosferën e tupanëve edhe në shtëpi”,
Ndërsa për këngëtarin, Kevin, ajo tha se do ta favorizojë energjia që ai e ka.
“Ajo ka jetuar në Suedi, suedezët janë njerëz të ftohtë por ai u duk shumë i nxehtë”, tha Gixhari.
Këngëtari shqiptaro-latin bëhet banori i dytë i BBVK 3
Big Brother VIP Kosova 3 padyshim se këtë vit do të sjellë personalitete të ndryshme e do të ketë shumë surpriza.
Latino-kosovari, Kevin Edmond, është banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Kevin tha se ka energji të mirë dhe se është gati për gjithcka që do të sjellë BBVK 3 për të.
Më poshtë e gjeni profilin e tij.
Këto janë pin-kodet për hapjen e Klan Kosova gjatë Prajmit
Shikues të nderuar,
Faleminderit që keni zgjedhur Klan Kosovën për t’u informuar dhe argëtuar.
Tani që ka filluar sezoni i tretë i Big Brother VIP Kosova, shumë prej shikuesve janë ankuar se po ju shfaqet opsioni për pin-code.
Këto janë kodet që mund t’i jepni nëpër platforma të ndryshme:
Banorja e parë e BBVK 3 është Rovena Stefa, përpara hyrjes e këndon “Bini o ju tupana”
Banorja e parë e Big Brother VIP Kosova 3 do të jetë këngëtarja Rovena Stafi.
ajo tha se ka arsye dhe logjikë të fortë për spektaklin, teksa i paralajmëroi banorët e tjerë që të ruhen.
Rovena Stefa hyrjen e bëri me këngën ikonë të saj “Bini o ju tupana”, teksa u shpreh e lumtur që po hyn në Big Brother VIP Kosova 3.
Asaj iu dhurua edhe një trendafil, ku tha se “do të gjej edhe burrë më duket”.