Vëllai i Liridona Ademaj, Leondard Ademaj, ka folur për gjendjen e fëmijëve të motrës së tij.
Leondardi, vëllai i viktimës tha fëmijët e të ndjerës, janë nën kujdesin social në Suedi dhe po e përjetojnë rëndë rastin.
Sipas Ademajt, ata nuk janë në gjendje të mirë dhe po e përjetojnë rëndë krejt rastin.
“Gjendja e tyre nuk është aq e mirë janë duke e përjetuar shumë rëndë”.
“Fëmijët janë në kujdes në social në Suedi, po kemi vështirë se kanë fillu edhe gjuhën me harru”.
“Ata e përshkruajnë si grabitje por janë të vetëdijshëm për hapat që i ka ba Naim Murseli”, tha ai në Kosova LIVE në T7.
Më poshtë mund të shihni pamjet e fëmijëve me dajën e tyre, këto pamje janë të mëhershme: