Ja çfarë do të ndodh sot në Kosovë

Sot në vendin tonë do të ketë një mori ngjarjesh.

Ngjarjet e ditës: 02 prill 2025

  • 08:25

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, pas takimit mbajnë koferencë për media.

  • 09:00

Organizohet ngjarja përmbyllëse e projekti ALLED2 (Harmonizimi i Arsimit dhe i Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës), për zhvillimin dhe përparimin e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.

  • 09:00

Organizohet Panairi i Punës dhe Karrierës.

  • 09:15

NGO Action for Democratic Society (ADS) dhe Hibrid.info, në Ditën Botërore të Kontrollit të Fakteve organizojnë paneli i diskutimi me temën “Sfidat e çrregullimit informativ në Kosovë”.

  • 10:00

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me Shoqatën Autizmi, Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë (ANAK) dhe Shoqatën Autizmi Flet, me rastin e Shënimit të Ditës Botërore të Autizmit, organizojnë konferencën “Gjithëpërfshirja dhe shërbimet sociale – themeli i së ardhmes së qëndrueshme!”

  • 11:30

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuse, BIRN Kosova, publikojnë raportin rreth gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

  • 13:45

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, në detyrë, Arbërie Nagavci,  bëjnë inaugurimin e çerdhes në lagjen Rezinë të Gjakovës.

  • 15:30

Me rastin e Ditës Botërore të Autizmit, organizohet Diskutim në Panel të dedikuar për ngritjen e vetëdijes dhe eksplorimin e zgjidhjeve për një përfshirje dhe mbështetje më të mirë për personat me autizëm në Kosovë.