19-vjeçari Bleon Dibrani i dyshuari që ia mori jetë e bashkëmoshatarit të tij Ardit Zymeri mbrëmjen e së dielës në Vushtrri ka pranuar sot fajësinë për veprën.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Valon Preteni.
“Gjatë intervistimit ai e ka pranuar se e ka kryer vrasjen”, deklaroi ai.
“Hetimet po zhvillohen dhe është herët të flitet për motivet”, shtoi Preteni.
Ai ndër të tjera tha se brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit