I vdiq tragjikisht babai, çika e policit i përloti të gjithë me fjalët për babanë e ndjerë – s’do t’i mbani lotët

Pasditja e sotme ka sjellë një lajm të rëndë dhe tronditës nga Kosova: polici Alban Tolaj dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Burimet bëjnë me dije se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rastin.

Lajmi tragjik ka goditur rëndë edhe figurat publike, por mbi të gjitha familjen e viktimës. Vajza e tij, Elsa Tolaj – influencuese dhe prezantuese e njohur – ka reaguar me një postim prekës në Instagram, ku ndan një foto nga fëmijëria me të atin, shoqëruar me një dedikim që rrëqeth këdo që e lexon.

“Babush, shpirti jem, dashnija jeme e parë dhe ma e madhe…
Allahu qoftë i mëshirshëm me ty dhe të shpërbleftë me Xhenet, aty ku s’ka më dhimbje as mërzi, veç paqe e lumturi.
Inshallah një ditë takohemi prapë, aty ku dashnia nuk ka fund.
Të don cika jote e vogël përjetësisht, babush. Nuk je fizikisht këtu, por në zemrën time je çdo sekondë.
Pusho i qetë, shpirti jem…”

Reagimi i saj është shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit dhe figura publike, të cilët po i shprehin ngushëllime dhe mbështetje.

Ngjarja mbetet në hetim, ndërsa vendi është tronditur nga një tjetër humbje tragjike në radhët e Policisë së Kosovës.