Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prizren.
Një person është goditur nga një veturë dhe nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se rasti ka ndodhur rreth orës 10:50, në rrugën “Adem Jashari”.
Viktima sipas Policisë është jashtë rrezikut për jetë.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 10:50, ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.
Në media u raportua se personi që është goditur nga vetura është bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza.
Rastin e ka konfirmuar vajza e çiftit, Gresa Behluli. Ajo ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ajo shkurt për Telegrafin.